Punësimet krahinore të Ulsi Manjës, shkaktuan vrasjen në burgun e Peqinit!

Punësimet krahinore të Ulsi Manjës, shkaktuan vrasjen në burgun e Peqinit!

19:07, 17/12/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i drejtorit të burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe 12 gardianëve dhe punonjësve të tjerë civilë në këtë institucion më shumë se sa gjetja e fajtorëve për vrasjen e Arben Lleshit në qeli, ngjason si operacion në kërkim të ‘kokave të turkut’.

Përgjegjësia për këtë ngjarje shkon shumë më lart se sa Kamber Hoxha dhe prek si Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ashtu edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

SPAK duhet të hetojë së pari ministrin Manja si titullar të Ministrisë së Drejtësisë për nxjerrjen e njoftimit të futjes në regjimin 41 BIS të Sokol Mjacajt. Siç provoi ngjarja, njoftimi është shpërndarë nga ministria para se 28-vjeçari të izolohej. Vetë Mjacaj e ka pranuar në dëshmi se vrasjen e ka kryer pasi është informuar nga të burgosur të tjerë se do të hynte në izolim.

Tërthorazi, njoftimi i Ulsi Manjës se do ta izolonte është marrë nga Sokol Mjacaj si mesazh për të vepruar sa më shpejt për të kryer vrasjen, që dyshohet se është porositur nga jashtë. Kjo është arsyeja e parë se pse SPAK duhet të marrë nën hetim ministrin e Drejtësisë në lidhje me këtë ngjarje.

Arsyeja tjetër se pse Manja duhet të hetohet lidhet me degradimin e sigurisë në sistemin e burgjeve, në krye të të cilëve Manja ka vendosur prej qershorit të vitit të kaluar ‘dibranin e tij’, Paulin Rajta.

Rajta është drejtori i Policisë së Burgjeve, që në rastin e Peqinit dështoi të parandalojë futjen e armës me të cilën Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Degradimi i sigurisë nëpër burgje është pasojë e drejtpërdrejt e largimit, apo uljes në detyrë të specialistëve dhe drejtuesve me përvojë të sistemit dhe zëvendësimin e tyre me emra të punësuar falë lidhjeve shoqërore dhe fisnore me Ulsi Manjën. Kjo është arsyeja se përse SPAK duhet të hetojë lidhjet nepotike të emërimeve me firmë të Ulsi Manjës.

Hetimi duhet të nisë sa më shpejt për të shmangur një tjetër ngjarje të rëndë si ajo e Burgut të Peqinit, sepse vrasja e Arben Lleshit është kambanë alarmi për sigurinë e burgjeve në një kohë që ka nisur transferimi në Shqipëri i të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Pikërisht për një vrasje në 2012-n në Londër dyshohet se u ekzekutua Arben Lleshi dhe si ai të tjerë të dënuar në Angli për krime të rënda mund të jenë në shënjestër të hakmarrjes brenda qelive, sepse precedenti u krijua tashmë./ voxnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco