Berisha: Rama tha se thjeshtra e tij po has me vështirësi konkurrence, kurse më pas e përjashtoi nga familja!

Berisha: Rama tha se thjeshtra e tij po has me vështirësi konkurrence, kurse më pas e përjashtoi nga familja!

13:32, 14/12/2023
A+ Aa A-

Përfitimet e mëdha financiare të Rea Xhillarit, falë faktit që njerku i saj është Kryeministri Edi Rama, kanë tërhequr vëmendjen e medias dhe gazetarët e kanë pyetur kreun e opozitës Sali Berishën sot për këtë sot gjatë konferencës për shtyp.

Berisha u përgjigj: "Edi Rama është pasuruar si familje, ndër të tjera edhe me shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi anëtari i familjes së Edi Ramës, thjeshtra Rea Xhillari ka fituar me dhjetëra tendera, të cilat unë i kam paraqitur dhe do t'i paraqes në gjyqin publik kundër Edi Ramës. Kjo përbën krim kushtetues dhe humbje mandati.

Edi Rama - e kam këtu deklaratën e tij  ku thotë se Rea është vajza e familjes sonë, se ajo ka hapur një studio private, se ajo po haset me vështirësi konkurrence dhe këtë deklaratë Rama e ka bërë në Lezhë - por pasi unë denoncova këtu te ju shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe ligjit të konfliktit të interesit, doli përpara shqiptarëve dhe numëroi anëtarët e familjes, nga e cila përjashtoi Rean, thjeshtrën e tij, vajzën e së shoqes.

Mirëpo ligji është ligj. Ligji thotë se në kuptimin e këtij neni, familje e ngushtë quhet bashkëshorti/bashkëshorti, bashkëjetuesi/bashkëjetuesja, fëmijët dhe prindërit e tyre. Kështu që vajza është vajzë e familjes Rama aq sa është djali, djalë i familjes Rama.

Nuk janë pjesëtarët e familjes sipas qejfit tënd, por janë sipas ligjit. Kështu që Rama do të duhet të dorëzojë mandatin njëlloj si Olta Xhaçka, Koço Kokëdhima etj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco