Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

'Kalkolatriçe popullore'/ Ka kryesuar vjedhjen e shekullit të shqiptarëve, Rama tallet me ta: Nuk di të bëj llogari sa janë vjedhur

'Kalkolatriçe popullore'/ Ka kryesuar vjedhjen e shekullit të shqiptarëve, Rama tallet me ta: Nuk di të bëj llogari sa janë vjedhur

13:19, 14/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur për hetimet e SPAK mbi inceneratorin e Tiranës gjatë konferencës së sotme.

Ai është shprehur se nuk është llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë dhe për është organi i akuzës dhe Gjykata ajo që vendos.

Rama i ka quajtur milionat e eurove që janë marrë nga njerëzit e inceneratorëve kalkolatriçe popullore dhe folklorike që i sheh me skepticizëm.

“E para e punës unë nuk jam llogaritar. Jam kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës. Gjykata është ajo  që vendos.

Përgjgithësisht unë edhe pa SPAK fare që këto lojëra me shifra dhe kalkolatricet popullore t’i shoh me skepticizëm. Nuk është pyetje fare për mua. Në fund ka një gjykatë që vendos në të tre shkallët e saj dhe në fund mund të bëjmë diskutime në fushën teorike çfarë ndodhi. Nuk dua të bëj komente se kam parë çudira që të bëjnë për të qeshur dhe të qarë për këto kalkolatrice popullore dhe folklorike”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco