Ku shkuan 40 mln euro? Ramës i humbet zëri: S’jam llogaritar, por kryeministër

Ku shkuan 40 mln euro? Ramës i humbet zëri: S’jam llogaritar, por kryeministër

13:22, 14/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është pyetur për të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët. Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar.

“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë.”, tha ai.

Mes të tjerash ai u pyet për një firmë që i ka dhënë bonus një kompanie fantazmë për inceneratorët.

“Mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe ai mekanizëm ka përfaqësues nga institucionet që kanë kompetencat e tyre. Kur ky rezultat merr firmën time, merret vendimi. Unë nuk kam asnjë dëshirë që të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës jo aritmetike. Është e drejta e të gjithëve të bëjë komente, por…Mitingun mos e bëj një konferencë për shtyp. Nuk kthej dot një përgjigje që nuk është përgjigja ime. Po të shpjegoj me qetësi se si funksionin procesi i vendimmarrjes. Nuk marr njoftime individuale, janë pjesë e një procesi. Në fund fare firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën. Mbasi shtrohet çështja dhe merr miratimin e të gjithë ministrave. Në qeverinë time nuk merret njoftimi nëse çdo gjë nuk sheshohet përpara. Firma është zbardhja e një vendimi që merret me këtë proces. Në qeverinë time mund të bëhet që një vendim të marrë kohë 6 muaj, ose të jepen 32 vendime brenda një dite. Ndaj bëra dhe krahasimin. Nuk merret njoftim; bëje këtë pyetje.” -tha Rama.

Teksa replikoi disa minuta me gazetarët, Rama nuk e kurseu një këshillë për ta, duke shtuar se; Mos harroni asnjëherë atë që ju them. Kur Shqipëria arrin sukses, Shqipëria është edhe e juaja, jo vetëm e imja. Kështu që buzëqeshni pak dhe mos jetoni gjatë gjithë kohës me idenë e plehrave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco