Pasi nuk mori asnjë 'OK' nga BE-ja për negociatat, Rama del bën propagandë boshe: Morëm vlerësime maksimale, por negociatat nuk u hapën

Pasi nuk mori asnjë 'OK' nga BE-ja për negociatat, Rama del bën propagandë boshe: Morëm vlerësime maksimale, por negociatat nuk u hapën

12:31, 14/12/2023
A+ Aa A-

Pasi përjashtoi opozitën nga Parlamenti, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Që në nisje të fjalës së tij ai foli mbi samitin e djeshëm që u mbajt në Bruksel, mes përfaqësuesve të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Samit në të cilin Shqipëria nuk mori asnjë “OK” për vijimin e hapjes së kapitujve të negociatave. E reja e vetme nga Samit i djeshëm ishte roli i kllounit që Rama bëri para liderëve të BE-së ku u bënte si dirigjent.

Por, përtej asaj që ndodhi realisht, Rama ka vijuar me propagandën duke thënë se ka vlerësime maksimale për skuadrën kombëtare për negociatat.

“U diskutuan perspektivat tona për në BE. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat për përmbushjen e skanimit të procedurave dhe tregjeve tona. Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre.”, tha Rama.

Madje ai vijoi t'u hedhë hi syve shqiptarëve me propagandën e tij kur tha se ia kemi kaluar edhe Kroacisë për nga zotësia në këtë fazë, por ata nuk duan të na i hapin negociatat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco