Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

VIDEO/ Mediu prezanton në GJKKO dokumentin për policinë ushtarake: Duhej të procedoheshin...

VIDEO/ Mediu prezanton në GJKKO dokumentin për policinë ushtarake: Duhej të procedoheshin...

12:20, 14/12/2023
A+ Aa A-

“Do të jem në çdo seancë, dua të dalë e vërteta”.

Kështu u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

“Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, të detyrimeve të NATO-s dhe BE-së.

Po ashtu ka pasur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes për Gërdecin.

Sot vura në dispozicion një dokument të Policisë Ushtarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë, duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri, detyrim ligjor, sepse ishte çështje sigurie për rajonin. Kërkesa ishte e vlerësuar sipas procedurave.

Kam bërë detyrën time në përputhshmëri me të gjitha aktet,” tha Mediu.

Mediu ka prezantuar në gjykatë dokumentin e Policisë Ushtarake vartësi e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ku ka kërkuar procedimin penal dhe administrativ për të gjitha ata që kryenin punime pa leje në Gërdec.

Ai ka shpjeguar se ky është i vetmi dokument që ka ardhur tek Ministri për problemin e Gërdecit dhe ai menjëherë ka reaguar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco