Lajmi i fundit

‘Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin’/ Berisha: Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti

'Nuk dua protestë për mandatin tim'/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD: Beteja e deputetëve do të vijojë, qytetarët do të thirren në protestë...

'Nuk dua protestë për mandatin tim'/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD: Beteja e deputetëve do të vijojë, qytetarët do të thirren në protestë...

09:39, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj të enjteje, të jetë ditë proteste. Sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara Parlamentit.

Sakaq, për ish-kryeministrin kjo do të duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj.

Por të një tjetër mendimi kanë qenë deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët kanë argumentuar se është ende herët për të thirrur qytetarët dhe se kjo sakrificë që po bëhet u takon ta vijojnë deputetët.

Të dy deputetët kanë thënë se në ditët në vijim aksioni mund të arrijë kulmin dhe ku do duhet të thirren edhe qytetarët.

Lideri demokrat ka qenë i prerë me deputetët kur ka thënë se protesta të enjten e ardhshme mund të përkojë me séancën e votimit për mandatin e tij në Parlament dhe se ai nuk e do një protestë të tillë. Në fund të mbledhjes deputetët e PD janë dakordësuar që edhe këtë të enjte beteja të bëhet nga deputetët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco