Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Gjokutaj: Masa e re e SPAK për Berishën, në shkelje të ligjit. Nuk ka asnjë provë të re

18:24, 12/12/2023
A+ Aa A-

Avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, është shprehur në emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se Sali Berisha as nuk është pyetur ndonjëherë në lidhje me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Gjokutaj u shpreh se masa e re e kërkuar nga SPAK është në shkelje të ligjit, sepse nuk ka asnjë provë të re, por është e njëjta dosje pa asnjë ndryshim.

Kërkesa e bërë nga SPAK në drejtim të Kuvendit për të marrë një masë sigurimi ‘arrest në shtëpi’ ndaj deputetit Sali Berisha, personit nën hetim është përfundimisht vërtetim i asaj që ne kemi kërkuar deri më sot. Pra që nëpërmjet parlamentit duhet të ishin caktuar masat e sigurimit nëse mendonte SPAK dhe gjykata do gjykonte si të tillë.

 Pra rruga procedurale.

Sigurisht fakti është që kjo procedure është konsumuar drejt për së drejti nga SPAK tek gjykata me artificat e tyre, se ‘detyrim paraqitje’ apo ‘ndalim dalje jashtë shtetit’ nuk janë kufizim apo heqje lirie.

Mbi këtë bazë, pa u ndodhur asnjë fakt i ri, pa u thirrur asnjëherë Sali Berisha lidhur me çështjen për të cilën hetohet dhe jo paraqitja.

3 vjet kallëzimi ndaj tij nuk u prek me dorë. Pas 3 vitesh u poqën kushtet sipas SPAK që të merret si person nën hetim dhe të merren ato dy masat që u morën.

Dhe pa ndodhur asgjë e re deri më sot kërkohet ‘arrest në shtëpi’. Jo se po e kursejnë, por për shkak se ligji nuk lejon për shkak të moshës, që të bëjnë arrest në burg.

Ky është një inkuizicion jo i pajustifikuar, por kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse e para e punës masat e sigurimit merren kur lind një fakt i ri gjatë hetimeve.

Edhe njëherë ju përsëris z. Berisha nuk është thirrur një herë të vetme të pyetet dhe ti thuhet; zotëri ju jeni nën hetim për këtë fakt penal dhe për të dhënë qëndrime.

Qëndrimi i zotit Berisha ndaj vendimit të komunikuar mediatikisht ndaj tij dhe asnjëherë të komunikuar ligjërisht pasi ne e kemi denoncuar me kërkesa të posaçme në gjykatë, në të gjitha shkallët, pavarësisht se kjo gjykatë është më shkelëse se prokuroria, sepse po flasim me referencë ligjore dhe jo opinion.

Këto masa janë marrë në shkelje të ligjit, pra janë absolutisht të pavlefshme’, u shpreh Genc Gjokutaj gjatë bisedës në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco