Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Faktet për inceneratorët në prehër/ Prokurorët politikë të SPAK, në vend të hetojnë Ramën e Veliaj, i turren Sali Berishës, denoncuesit të aferës

Faktet për inceneratorët në prehër/ Prokurorët politikë të SPAK, në vend të hetojnë Ramën e Veliaj, i turren Sali Berishës, denoncuesit të aferës

14:27, 12/12/2023
A+ Aa A-

Hetuesi dhe prokurori i diktaturës, Arben Kraja, së bashku me prokuroren Millonai të Taulant Ballës realizojnë ëndrrën e etërve për t’u hakmarrë ndaj Sali Berishës për faktin e vetëm, u rrëzoi etërit nga pushtei më 1990-ën.

Me vendimin e sotëm, për heqjen e lirisë së lideri të opozitës, SPAK është dëshmuar se nuk është as më pak e as më shumë veçse një mburojë e krimit të inceneratorëve dhe pushtetit të Edi Ramës.

APAK po vepron me liderin e opozitës njëlloj si Vladimir Putin ndaj liderit të opozitës, duke u përdorur nga pushteti për të asgjesuar rivalët politik të regjimve përkatëse.

Masa e kërkuar sot nga SPAK është, si për ironi, në të njëjtën kohë kur edhe në Rusi, drejtësia e Putinit ka “zhdukur” edhe nga burgu rivalin politik të presidentit rus.

Në momentin që lideri i opozitës nisit përballjen parlamentarë më pushtetin e Edi Ramës, SPAK i partisë nxori një masë të jashtëligjshme ndaj tij për ta detyruar të heshtte.

Kur prokurorët sovjetikë, Kaja – Millonai panë që Berisha nuk u terhoq, përdorën metoda sovjetike, të të heqim lirinë përfundimisht që mos na shqetësosh pardrionon, Edi Ramën.

Në momentin që u ka mbetur afera e inceneratorëve në prehër, SPAK, në vend që të bëjë drejtësi për miliona euro që Rama dhe Veliaj u kanë vjedhur shqiptareve i turret denoncuesit të aferës së inceneratorëve, Sali Berishës.

Edi Rama ka arritur të përdorë dy prokurorë të inkriminuar ndaj opozitës, siç janë Kraja dhe Millonai.

Arben Kraja, kur Sali Berisha ishte ngritur për të rrëzuar komunizmin, kandidonte për deputet i Partisë Komuniste në vitin 1992, rikthehet si hero i drejtësisë hoxhiste që shkërmoqi presidenti Berisha.

Ironia është se Kraja nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga çfarë ka bërë gjatë diktaturës.

Edhe atëherë, si sot, kërkonte të izolonte qytetarët duke i marrë pasaportën, madje dhe i arrestonte

Historia fakton, se në çdo vend ku është vendosur diktatura, goditet kryetari i opozitës. 

Ndërsa prokurorja e Elbasanit, Enkeleda Millonai, e cila njohu një rritje të rrufeshme në karrierë që kur mori emërimin e parë nga Arta Marku.

E përfolur si lidhje e Taulant Ballës, ajo u emërua fillimisht në krye të prokurorisë së Elbasanit, nga Arta Marku, e cila u zgjodh në mënyrë skandaloze në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota.

Kjo e fundit u hetua dhe më pas u konfirmua në detyrë nga një trupë gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko, e cila është motra e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres së qeverisë Rama.

Ndaj Millonait ishin bërë 8 denoncime, por ato u rrëzuan nga motra e Ballukut.

Një nga denoncimet ishte për falsifikim dokumentesh ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, hetimin e të cilës Millonai e kishte pushuar.

Relatori tha se Millonai kishte shkelur Kodin e Procedurës Penale pasi në vendimin e pushimit referonte se ankimi duhej të bëhej në Gjykatën e Elbasanit, ku punonte edhe gjykatësja e denoncuar.

Këta janë prokurorët që Edi Rama po përdor për të asgjesuar përfundimisht opozitën, në ditët kur afera korruptive e shekullit, Inceneratorët, buçet me të madhe dhe ka mbetur si patate e nxehtë në duart e SPAK-ut politik, i cili po përdor mandatin e parlamentit për t’i shërbyer mbylljes së aferës më të madhe korruptive, ku i përfshirë direkt është Edi Rama dhe Erion Veliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco