Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: E votoj që nesër ligjin për heqjen e çdo lloj mbrojtje ndaj deputetit, siç kam qenë pro që në 2012, kur Edi Rama nuk e pranonte

Berisha: E votoj që nesër ligjin për heqjen e çdo lloj mbrojtje ndaj deputetit, siç kam qenë pro që në 2012, kur Edi Rama nuk e pranonte

13:18, 12/12/2023
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë përgjigje sot interesit të gazetarëve se si e konsideron kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij, një masë më e ashpër sigurie se e para lidhur me çështjen nën hetim të Kompleksit Sportiv Partizani. 

Dhe Berisha u përgjigj: " Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. 

Kështu që unë kam deklaruar edhe deklaroj këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim.

Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e Kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën.

Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi, e shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt.

Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht.

Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë. 

Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje.

Ajo është mbrojtje parlamenti. Unë kam mbrojtur parlamentin, jo Sali Berishën!

Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën. 

Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Besoj se isha i qartë në këtë pohim timin. 

Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Kaq. "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco