Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Mashtrimet e Lulit/ Çupi: Nuk isha pjesë e takimit të organizuar në Pallatin e Kongreseve

Mashtrimet e Lulit/ Çupi: Nuk isha pjesë e takimit të organizuar në Pallatin e Kongreseve

22:12, 11/12/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pasi u përfol se ishte pjesë e takimit të organizuar nga Basha sot në Pallatin e Kongreseve.

Çupi u përfol nga qarqet që kanë si synim përçarjen e opozitës, se ishte pjesë e takimit dhe për të mbështetur këtë tezën, u përdor një foto e cila është bërë dy vite më përpara dhe ku në afërsi të Bashës ndodhen dhe shumë personalitetet të tjera të PD, si ajo e ish-deputetes Grida Duma.

Deputetja e Qarkut të Dibrës ka bërë me dije për Syri.Net se fotoja e përdorur i përket disa vite më para dhe se nuk ishte pjesë e asnjë takimi të organizuar nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Më poshtë është fotoja e bërë nga takimi i disa viteve më para.

Image

Ndërsa në këtë foto duket qartë se në krahun e Bashës nuk ishin as ish deputetja Duma dhe as deputetja Çupi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco