Omerta’ e inceneratorëve

Omerta’ e inceneratorëve

14:19, 11/12/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra.

Omerta’ është kod heshtjeje dhe kod nderi mafioz, që e ka origjinën nga Italia Jugore. Omertà nënkuptonte heshtjen e anëtarëve të organizatave mafioze përballë pyetjeve nga autoritetet ose të huajt; mosbashkëpunimi me autoritetet, ose të huajt, veçanërisht gjatë hetimeve penale; dhe injorimi me dashje dhe përgjithësisht shmangia e ndërhyrjes në aktivitetet e paligjshme të të tjerëve (d.m.th., mos kontaktimi me organet e zbatimit të ligjit ose autoritetet kur dikush është në dijeni, dëshmitar apo edhe viktimë e krimeve të caktuara).

U përdor nga organizatat e famshme si Camorra, Cosa Nostra, Ndragheta, Sacra Corona Unita etj.

Kush ka njohuri minimale mbi mafien italiane, e ka shumë të qartë paralelizmin e këtij shënimi. Ky kod heshtjeje po zbatohet me përpikmëri nga banda mafioze e rilindjes në pushtet dhe në drejtësi në vendin tonë.

Nëse kthehemi disa vite pas, do të shohim se kur nisi të pompohej me të madhe afera e inceneratorëve, e cila shitej si një arritje e madhe e qeverisë Rama, shitej si dhënie fund maleve me mbeturina në gjithë vendin, shitej si fjala e fundit e pastrimit të mjedisit etj, vetëm një person ngrinte zërin publikisht.

Atëkohë kishte një propagandë perfekte dhe zëri i denoncuesit të parë të kësaj afere, profesor Jamarbër Malltezit, dukej si një mëtim i një eksperti të mjedisit, por vetëm aq.

Partia në të cilën Malltezi ishte drejtues i Departamentit të Mjedisit heshtte.

Organizatat mjedisore heshtnin.

Mediat heshtnin, pushteti, sigurisht, ishte ai që respektonte “Omertà-n” i pari.

Nga 2016 e këtej kodi Omertà për inceneratorët funksionoi në mënyrë perfekte.

Nëpër portale dhe media vizive shihje reklama për dobinë mjedisore të inceneratorëve, shihje aktivitete filantropike të kompanisë së inceneratorëve, por nuk shihje kurrkund objekt funksional inceneratorësh.

E megjithatë, të gjithë heshtnin.

Ndërkohë Malltezi vijonte denoncimin në rrjetin social Facebook, si zë e vetmuar.

Derisa erdhi një momenti kur heshtja nga opozita u thye. Çështja u bë mediatike. Filluan kallëzimet në organet e drejtësisë. Dhe ajo që i dha goditjen më të madhe Omertà-s ishte komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët.

Filluan gjoja hetimet nga drejtësia, arrestime e sekuestrime të objekteve që nuk ekzistojnë.

Por, ajo që bie në dy është se nga mazhoranca Omertà nuk është thyer.

As nga drejtësia e komanduar nga kjo mazhorancë jo.

Lefter Koka është në burg, por nuk e thyen kodin e heshtjes dhe nuk tregon kush e shtyu në këtë aferë.

Alqi Bllako është në burg, por nuk e thyen kodin e heshtjes, nuk tregon kush e futi në këtë aferë.

Disa nëpunës të ministrisë së Mjedisit janë në burg, por nuk e thyejnë Omertà-n as ata.

Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, i ka shpëtuar burgut, por as ai nuk e thyen kodin e heshtjes.

SPAK-u është më besniku në ruajtjen me rigorozitet të kodit mafioz Omertà.

Është i tillë sepse ka me qindra dokumente të firmosura nga kryeministri i vendit dhe kryebashkiaku i Tiranës për super aferën korruptive të shekullit, por nuk i përmend këta dy njerëz me pushtet, këta dy firmëtarë të vjedhjes më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në asnjë fashikull të dosjeve hetimore.

Sot në Shqipëri kemi një pushtet ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor që zbaton me përpikmëri kodin mafioz të heshtjes fiks sipas parimeve të mafias italiane të viteve ‘60-‘70-’80 në vendin fqinj.

Pse heshtin?

Heshtin sepse mafia që pati caktuar kodin Omertà, pati caktuar edhe ndëshkimin për ata që e thyejnë atë kod, që ishte ekzekutim pa një pa dy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco