Një datëlindje nën kryqëzim

Një datëlindje nën kryqëzim

12:02, 11/12/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

33 vitet e udhëtimit biblik të Partisë Demokratike drejt destinacionit e qëllimit Evropian nuk janë pak në historinë moderne të shtetit shqiptar.

E thirrur nga historia për të përmbysur dikaturën e vendosur pluralizmin, Partia Demokratike është shënjuar si triumfuse e vlerave dhe parimeve më të larta demokratike e lirive e drejtave të njeriut, por dhe njëherazi si armike e betuar e çdo tentative për të rilindur hijet e së kaluarës.

33 vitet e saj janë të pasura në suksese të padiskutueshme.

E drejtuar nga Sali Berisha, ajo transformoi rrënjësisht vendin dhe e orientoi në instalimin e vlerave demokratike, lirive individuale dhe politikave ekonomike evropiane.

Gjatë viteve të qeverisjes, ajo zbatoi reforma të rëndësishme, duke përfshirë liberalizimin ekonomik dhe reformat e orientuara nga tregu, të cilat shënuan një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren ekonomike të Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë rirktheu dhe ndërtoi lidhjet e Shqipërisë me komunitetin ndërkombëtar.

Vendosi marrëdhënie më të ngushta me SHBA dhe vendet perëndimore, duke synuar integrimin e Shqipërisë në institucionet euroatlantike.

Partia Demokratike realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe rrugën drejt Bashkimin Evropian, duke njohur rëndësinë e përafrimit me normat dhe vlerat evropiane.

Gjatë gjithë historisë së saj, PD ka përjetuar suksese dhe pengesa. Ajo ka luajtur një rol kyç në formësimin e sistemit demokratik të Shqipërisë dhe nxitjen e një mjedisi politik më konkurrues.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në peizazhin politik të vendit gjatë historisë së saj 33-vjeçare.

Njëherazi ajo është ndeshur me luftën e paprecedentë për eleminimin e saj në forma e mënyra të ndryshme.

1991, 1997, e sidomos vitet e fundit janë pikat e një revanshi të pashembullt ndaj saj.

Tentativat për ta gozhduar e kryqëzuar atë nën ritmet e mosmirënjohjes e urrejtjes politike, siç ndodh dhe sot, kanë dështuar.

Në të gjitha rastet ajo ia ka dalë falë qëndresës së anëtarëve të saj dhe mbështetjes qytetare.

Kalvari në të cilën e kanë detyruar të ecë ose herë-herë e ka zgjedhur vetë për të mbrojtur të vërtetën e bëjnë atë sot më të motivuar për të vazhduar misionin e saj.

Jetë të gjatë PARTIA DEMOKRATIKE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco