Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Intervistimi nga Specialja, flet djali i Haxhi Shalës

Intervistimi nga Specialja, flet djali i Haxhi Shalës

11:48, 11/12/2023
A+ Aa A-

Haxhi Shala është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Për këtë, ka folur djali i tij, Flakroni.

Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

“E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, tha ai për REL’in.

Kryetari i OVL-UÇK’së në Malishevë, Metush Kryeziu, në një përgjigje për Gazetën Express, tha se ka informacione që Specialja ka kryer bastisje në pronat e ish deputetit Haxhi Shala.

Ai tha se Shala është marrë në intervistim, ndërsa shtoi se nuk ka informacione që ai është arrestuar.

“Kemi informacione se janë bastis pronat e tij dhe është marrë në intervistim. Tjetër nuk di”, tha Kryeziu për Express.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se janë duke zhvilluar operacione.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS’së për Express.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco