Xhaferri: Amnistia/ Djegësi i Tiranës, 100 herë në dosje përmendet Bashkia Tiranë, asnjëherë Erion Veliaj!

Xhaferri: Amnistia/ Djegësi i Tiranës, 100 herë në dosje përmendet Bashkia Tiranë, asnjëherë Erion Veliaj!

11:44, 11/12/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Dosja e inceneratorëve është pasqyrë e qeverisjes së Edi Ramës, ku shteti është vënë në shërbim të pashallarëve të PPP-ve, që së bashku me kupolën e qeverisë kanë kryer masakër mbi taksat tona.

Dosja nis me faktin se kërkesa për Djegësin e Tiranës është bërë nga Bashkia Tiranë, por në asnjë moment në rreth 110 faqe të kësaj dosje voluminoze, Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj nuk pëmendet me emër, ashtu siç nuk përmendej Edi Rama me emër në dosjen "Partizani".

Dosja e djegësit të Tiranës, ashtu si dosja e Sterilizimit fakton se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që do jepnin verdiktin  final për këtë projekt me direktiva të eprorëve të tyre komunikonin të gjithë me Zoton dhe Mërtirin, të cilët kishin dijeni për çdo lëvizje institucionale për procedurat.

SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka edhe njëherë po dëshmojnë besnikërinë pa kushte karshi Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt që po amnistohen nga kjo megaaferë.

Nëse procedura e djegësit të Tiranës nga veprimet dhe hetimet e çala duket një tender me porosi të Zotos dhe Mërtirit, dosja hetimore e SPAK duket e orientuar që kokat e kësaj afere të shpallen Koka, Bllako dhe Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco