Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

SYRI TV/ Shpërndahet shpërblimi, pensionistët: 50 mijë lekë, shumë qesharake

17:22, 10/12/2023
A+ Aa A-

Pensionistët në qytetin e Fierit janë të pakënaqur me shpërblimin e fundvitit që u dha qeveria. Ata e cilësojnë qesharake, shumën prej 50 mijë lekësh të shpërblimit të qeverisë, ndërsa kërkojnë vlerësim më dinjitoz.

SYRI TV

Edhe për këtë vit, qeveria vendosi të japë vetëm 50 mijë lekë shpërblim për pensionistët.

Por, të moshuarit, duket se janë të pakënaqur me këtë shumë, pasi siç tregojnë ata, me aq para nuk mund të përballojnë shpenzimet për tryezën e fundvitit. Madje, shpërblimin e cilësojnë si qesharak.

Në qytetine  Fierit, pensionistët thonë se qeveria duhet të bëjë më shumë për ta, duke nisur që nga rritja e pensioneve.

Në të tilla kushte, edhe ky ndërrim vitesh duket se nuk do ta gjejë të mbushur tryezën e fudvitit për shumë pensionistë.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco