SYRI TV/ 8 Dhjetori, Berisha: Të përmbysim diktaturën e re, Rama është armik i vlerave të demokracisë

15:05, 08/12/2023
A+ Aa A-

Në ditën e Rinisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri thirrje , që ashtu si në 8 dhjetor të  vitit 1990, çdo shqiptar të ngrihet e të rrëzojë diktaturën e re. Lideri i opozitës e cilësoi Edi Ramën armikun më të egër të vlerave të demokracisë, ndaj theksoi se është detyra e Rinisë  të reagojë me mosbindje civile deri në përmbysjen e këtij regjimi. Në këtë aktivitet ku morën pjesë protagonistë dhe studiues të 8 dhjetorit, Berisha akuzoi Ramën se punon edhe kundër interesave të Kosovës.

Syri tv

Në 33 dhjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit, kreu I Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka rikthyer monizmin në vend, ku nëprmjet politikave korruptive që ka ndjekur ka larguar rininë nga vendi. Në aktivitetin për Ditën e RInisë, Berisha denocnoi faktin se Edi Rama më anë të Rilindjes së tij u hakmorr ndaj vlerrave demokracisë.

Përballë kësaj situatë të krijuar nga Edi Rama, Berisha I bëri thirrje shqiptarëve që të ndjekin shembullin e rinisë së vitit 1990, për t’u ngritur në protesta.

Lideri i opozitës e akuzoi Ramën se ashtu si parardhësit e tij, është kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Në këtë aktivitet folën edhe protagonistë dhe studiues të 8 dhjetorit 1990, mes të cilëve Besnik Mustafaj si dhe gazetaret Blendi fevizu dhe Beti Njuma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco