Berisha: Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit ligjor dhe sundimin monist të një njeriu

Berisha: Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit ligjor dhe sundimin monist të një njeriu

12:35, 08/12/2023
A+ Aa A-

Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u prononcua edhe për gazetarët  sot, në përfundim të aktivitetit përkujtimor të PD-së lidhur me Lëvizjen studentore të Dhjetorit '90.

Berisha tha:"Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit ligjor dhe zëvendësimin e tij me një sundim monist të një njeriu. Denoncimin më të madh në tërë historinë e tyre, në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi, përjetojnë shkatërrimin e kushtetueshmërisë dhe shtetit ligjor, zëvendësimin e tij me narkoshtetin dhe sundimin monist të një njeriu që qeveris i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve." 

Pyetje: Z. Berisha, ju vjen keq që ditën e rinisë, 8 dhjetorin e festoni me zonja e zotërinj që janë përgjithësisht mbi të 50-tat. Kishte pak të rinj sot në selinë e PD.

Berisha: Të ftoj sot pasdite në ora 7, në darkë dhe bisedojmë. 

Pyetje: Vetëm aty ka të rinj...

Berisha: Urdhëroni në ora 7 në darkë, ka takim me të rinjtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco