Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Komisionet hetimore/ Kaso: Janë mbajtur pezull! Me firmën e 35 deputetëve, ngrihen automatikisht

Komisionet hetimore/ Kaso: Janë mbajtur pezull! Me firmën e 35 deputetëve, ngrihen automatikisht

22:51, 07/12/2023
A+ Aa A-

Sekretar ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka deklaruar se grupi parlamentar ka kërkuar ngritjen e tetë Komisioneve Hetimore Parlamentare, ndërkohë mjafton firma e 35 deputetëve që një komision të ngrihet automatikisht.

I ftuar në ‘Top Story’, Kaso pretendon se ngritja e Komisioneve Hetimore është mbajtur pezull nga pozita, e cila e ka konsideruar jo të arsyeshme firmosjen e kërkesës nga një person non grata (Sali Berisha).

Kaso: PD-ja ka kërkuar ngritjen e tetë komisioneve. Çështja McGonigal, udhëtimet me charter të kryeministrit e të tjera. Nuk ka asnjë problem juridik ka vetëm një problem politik. Rruga e sistemit është vetëm një, të respektohet Kushtetuta. Detyrimin e ngritjes së Komisionit Hetimor me kërkesë…

Mjafton që 35 deputetë të firmosin dhe komisioni ngrihet automatikisht. Justifikimi i parë është që e mbante pezull është kryeministri dhe grupi i tij, që thonin se ka firmosur një non grata, duke shkelur Kushtetutën. Nga nëntë vendime që ka për ngritjen e Komisioneve Hetimore, pesë prej tyre janë rrëzuar nga kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco