Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Masakra me 6 viktima tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga organizata e mbështetur nga Sorosi

Masakra me 6 viktima tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga organizata e mbështetur nga Sorosi

19:34, 07/12/2023
A+ Aa A-

Një masakër tronditi Amerikën, pasi një person vrau gjashtë persona në dy qytete të mëdha të Teksasit.

I dyshuari, Shane James u arrestua dhe akuzohet për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, mes tyre dy oficerë policie.

36-vjeçari e nisi masakrën duke vrarë prindërit e tij, Phyllis dhe Shane, në shtëpinë e tyre në San Antonio. Kurse katër viktimat e tjera u vranë në Austin.

I arrestuari kishte një histori me incidente të dhunshme.

Madje ai ishte arrestuar në shkurt të vitit 2022, pasi kishte dhunuar prindërit dhe motrën e tij.

Por ai ishte liruar nga burgu nga një organizatë e njohur me emrin ‘Texas Organizing Project’.

Kjo organizatë e majtë punon për të reduktuar popullsinë e burgjeve, veçanërisht duke liruar ata persona që nuk kanë marrë akoma një dënim.

Ndërkohë, rrjeti amerikan, Fox News raporton se miliarderi majtist, George Soros, ka dhuruar më shumë se 1 milion dollarë për grupin që nxori nga burgu personin që kreu masakrën tronditëse.

Në vitin 2019, organizata kishte marrë 700 mijë dollarë nga Sorosi. Ndërsa në vitin 2021, ajo mori edhe 565 mijë dollarë të tjera.

“Kjo organizatë, ashtu si donatori i saj kryesor, zoti Soros, mendon se sistemi ynë i drejtësisë është një konstrukt shoqëror arbitrar që mund të shkatërrohet dhe riformatohet siç e shohin ata të arsyeshme, pa pasoja,” tha për Fox News, Parker Thayer i qendrës kërkimore ‘Capital Research’.

“Gjithmonë ka pasoja, dhe këtë herë gjashtë persona humbën jetën sepse një miliarder donte të ndihej moralisht superior, duke financuar aktivistë me shumë diploma universiteti, por pa një sens të përbashkët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco