Takimi i akullt me Veliajn/ Rama: Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu

Takimi i akullt me Veliajn/ Rama: Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu

12:33, 02/05/2024
A+ Aa A-

Që nga arrestimi i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, nisja e protestës së opozitës dhe thirrja e Erjon Veliajt në SPAK, morën hov spekulimet se Rama lëshoi Veliajn, apo se Veliaj tani e humbi mbështetjen e Partisë Socialiste.

Hamendësimet për një braktisje të kryebashkiakut të Tiranës në ditën e tij më të vështirë, e përforcoi një prononcim i Ramës që i kërkonte prokurorëve të SPAK t’i nxirrnin ujin e zi korrupsionit, kur u pyet për rastin Veliaj.

Por këtë të enjte, Rama shkoi në Bashkinë e Tiranës me ftesë të Erjon Veliajt.

Sebepi është nderimi i Ali Ahmetit me titullin “Qytetar nderi” të Tiranës.

Telenovela për marrëdhënien mes të dyve merr një kthesë të papritur, sepse shtrëngimi i duarve, takimi dhe vizita e Ramës në bashki mund të konsiderohet si një rikthim mes çiftit Rama-Veliaj që një vit para zgjedhjeve u intereson të bashkëpunojnë për hir të pushtetit, që është më i madh se ndonjë pakënaqësi e momentit.

“Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu sot,” tha Rama me ironi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco