Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Rama e përsërit: Reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja

Rama e përsërit: Reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja

17:12, 04/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në deklaratat në Asamblen e Partisë Socialiste nuk ka kursyer ndërkombëtarët dhe drejtësinë.

Pasi i janë arrestuar ministra, kryetar bashkie dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë i ka në arrati, Rama kthehet kundër ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi.

Në Asamblenë e PS-së në Shkodër tha se drejtësinë e bën PS dhe jo ndërkombëtarët.

Ndërkombëtarët në fakt kanë shpenzuar qindra miliona euro për reformën në drejtësi, që në fakt sot më shumë se kurrë duhet të hetojë dhe të çojë para bankës së të akuzuarve ministrat e Ramës që i mbrojnë prokurotët e Rilindijes. Ish-ministri Ilir Beqja është një rast domethënës.

Kryeministrit duket i shqetësuar për presionin që ushtrojnë ndërkombëtarët për të pasur standarte në këtë reformë, standarte që trondisin Ramën e kabinetin e tij.

Rama sot publikisht lëshoi sinulat e tij kundër SHBA dhe BE për rreformën në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është nga ato gjera që përveç PS-së nuk imagjinon kush t’i marrë përsipër. Kushdo që e voton këtë parti duhet të jetë krenar pasi nuk ka nodhur në historinë e këtij shteti që njerëz të veshur me pushtet të shkojnë para drejtësisë dhe që ta lënë drejtësinë t’i ketë duart e lira. Asnjëherë pushteti nuk ka pasur vullnetin t’i heqë duart nga kontrolli i drejtësisë. Amerika këtu ishte që në 1991 dhe BE ishte këtu që den baba den. Kanë dashur që të ndodhi kjo por që të ndodhë kjo duhet të kesh forcën që e bën në vend. Ky nuk është një ndryshim që sillet me aeroplan. Ndodh vetëm nëse një forcë brenda vendit ka fuqinë dhe vullnetin ta bëjë këtë. Ne mund ta kishim gjithë vullnetin dëshirën por duhej mbështetja e tyre.”, tha Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco