VIDEO/ Kuvendi Kombëtar i PD në sytë e Gashit, Dyrnjasë dhe Alimehmetit

VIDEO/ Kuvendi Kombëtar i PD në sytë e Gashit, Dyrnjasë dhe Alimehmetit

08:00, 04/12/2023
A+ Aa A-

Kuvendi Kombëtar i PD-së rikonfirmoi Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike. Me 938 vota pro, Berisha u votëbesua këtë të shtunë nga demokratët në Kuvendin Kombëtar. Votëbesimi i Kryetarit, konform statutit të PD, ishte një ndër pikat kryesore të punimeve.

Prej aty,  Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve për mosbindje civile për rrëzimin e diktaturës së Edi Ramës. Sipas Berishës, Edi Rama nuk largohet as me fjalime, por as me votë, për shkak të kriminalizimit të saj, ndaj dhe rezistenca në aksionin pa kthim është i vetmi mjet për rikthimin e pluralizmit dhe shpëtimin e vendit nga kthetrat e krimit qeveritar.

Si e panë dhe si e vlerësuan këtë Kuvend Kombëtar të PD-së që u mbajt në këto momente, analistët dhe politikanët?

Tre prej tyre të ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ishin: Analisti Shpend Gashi, gazetari Denis Dyrnjaja, drejtues i emisionit “Bilardo”; politikani Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.  Ndiqni këndvështrimin dhe gjykimin e tyre në videon në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco