Garda pushton Kuvendin, Noka: Shtet banditësh! Vokshi: Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!

09:43, 04/12/2023
A+ Aa A-

Edhe kjo seancë plenare duket se nuk do të jetë e qetë.

Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës së urdhëruar nga Nikolla, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se; do ju vijë fundit.

Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco