'Argita, aktiviste e PD që nga themelimi' - Berisha: Kjo është betejë për shpëtimin e Shqipërisë!

'Argita, aktiviste e PD që nga themelimi' - Berisha: Kjo është betejë për shpëtimin e Shqipërisë!

14:45, 02/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mediat pasi Kuvendi Kombëtar i PD mbylli pjesën e parë të punimeve dhe nisi procesin e votëbesimit të Kryetarit të PD.

Berisha tha: "Ju ndoqët sot Kuvendin e PD-së dhe unë më së pari dua të falënderoj të gjithë delegatët, delegatet, të ftuarit, të falënderoj diskutantët për diskutimet ndër më të mirat, më të shkëlqyerat që janë mbajtur ndonjëherë në këtë sallë.

Të falënderoj organizatorët për një organizim të përsosur të kësaj ngjarje me një rëndësi të madhe për PD-në, opozitën, por shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë.

Siç i ndoqët fjalimet, ato bashkoheshin në një thirrje që buronte nga zemra e përfaqësuesve të PD për popullin opozitar, të bashkohet në mosbindjen civile, aksion pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.

Besoj dhe jam i bindur se ky Kuvend me mesazhet e qartë frymëzuese që ka përcjellë në mbarë kombin shqiptar, në Shqipëri dhe jashtë vendi, përbën në vetvete një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Theksoj edhe njëherë, beteja nuk është një betejë politike për PD-në, është një betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar."

Image

"Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj"

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët për fjalimin që mbajti sot në Kuvendin e PD-së edhe e bija e tij, Argita, tha:

"Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta," nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco