Berisha: Edi Rama nuk rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, ndaj ju ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile!

12:59, 02/12/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i është drejtuar me një thirrje të fortë, qytetarëve shqiptarë sot nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD-së që u mblodh në Tiranë. Ndiqeni të në videon më sipër.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij, lideri i opozitës, tha: Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë!"

Berisha: "Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do zgjojë luanin e fjetur te shqiptarët. Pse i thashë këto fjalë?! Sepse çdo shqiptar sot duhet të ndajë mendjen, sepse kjo nuk është betejë politike, kjo është luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe të Shqipërisë.

Ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet, e zaptuar nga mafia shtetërore më e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën.

Me votë ai nuk ikën, se votën e lirë nuk e lejon. Se po la pushtetin, ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme ndaj shqiptarëve që u ka bërë këtë dekadë.

Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana?

Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament, aksion pa kthim, mosbindje civile! Aksion pa kthim gjer në fitore.

43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta në kaq pak, me betejën tonë pa kthim, mosbindjen civile, ne fituam dy beteja kyçe.

Së pari, i çorrëm maskën Edi Ramës. E gjithë bota mësoi se Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka një kryeministër që ka bërë grusht shteti brenda shtetit, se u mohon të drejtat kushtetuese deputetëve, se për shkak të lidhjeve të tij të tmerrshme me krimin, nuk pranon kontrollin parlamentar.

Vetëm e vetëm pse ka tmerr nga hetimi i krimeve të tij, mbarë bota e pa se Edi Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve në 4 minuta.

Një kryeministër që fshihet pas gardës si bosët e karteleve të drogës në Meksikë, Kolumbi apo vende të tjera.

Por mos prisni gjithçka nga deputetët e opozitës. Sot çdo shqiptar ka të drejta të shkelura, është i grabitur nga qeveria, është i adresuar nga shteti.

Prandaj përgjigjia e gjithkujt duhet të jetë aksion pa kthim me mosbindje civile. Mithat Frashëri ka thënë se shpëtimi i Shqipërisë do vijë me anë të vetes tonë.

Unë sot nga ky Kuvend, u bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve: aksion pa kthim për votën e lirë të shqiptarëve, aksion pa kthim kundër armikut të identitetit tonë, mosbindje civile për liritë tona.

Ne do fitojmë! Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët.

Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë!"

Kreu i PD, thirrje diasporës: Roli juaj është jetik në këtë beteje vendimtare. PD ju garanton votën dhe të gjitha të drejtat që ju jep kushtetuta e vendit

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar sot në veçanti nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, diasporës shqiptare.

"Një thirrje të veçantë dua të ju drejtoj nga kjo platformë të gjithë shqiptarëve në emigracion, - tha ai. - Roli juaj është jetik në këtë betëje vendimtare për fatet e Shqipërisë. Në vite ju keni sjellë miliarda në Shqipëri dhe megjithë këtë kontribut financiar që sillni, sot ju nuk të drejtat themelore kushtetuese. Nuk keni të drejtën e votës.

Ju jeni larguar nga Shqipëria, por nuk e keni harruar vendi tuaj. Ju jeni shqiponjat që fluturojnë larg, por që gjithmonë ktheheni në fole. Trupi juaj gjendet në trojet tjera, por zemra juaj rrah për Shqipërinë. 

PD ju garanton ju, jo vetëm votën, por të gjitha të drejtat që gëzoni nga kushtetuta e vendit. Të gjitha hapësirat për një rol të fuqishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Ju të dashur shqiptarë në emigracion dhe diasporë, që jetoni në vend të lira, jeni engjëj, gardianë të vërtetë të Shqipërisë dhe demokracisë së saj.  Prandaj ju bëj thirrje në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë, kundër armikut shqipfolës, Edvin Kristaq Rama, të bashkoheni me ne, në aksion pa kthim.

Ne do të fitojmë! 

Zonja dhe zotërinj! 

Kush përfiton sot nga diktatura e Edi Ramës. Një grusht fare i vogël njerëzish, rilindja, patronazhistët, krimi i organizuar, kartelet e drogës, oligarkët e qeverisë.

Kush i vuan sot pasojat e diktaturës. 

I vuajnë më së pari të rinjtë shqiptarë të cilëve u vritet ëndërra. Dhe ëndërra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.

I vuajnë studentët, intelektualët, femerët, minatorët, arsimtarët, artistët, ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët, bizneset e mesme dhe të vogla, pensionistët, prodhuesit, të varfrit, të papunët, por edhe të majtët e tradhtuar.

Por çfarë të gjithë këta?

Këta janë shumica e heshtur e shqiptarëve. Këta janë të vërtetë, luani i fjetur i Shqipërisë. Bashkimi ynë do të jetë zgjimi i luanit. Zgjimi i luanit do të jetë fundi i narkokraturës së Edi Ramës, sepse zotët e Shqiptarët, zotët e Shqipërisë janë popullit shqiptar dhe jo rilindja.

Zoti i Shqipërisë, është sovrani dhe jo Edvin Kristaq Rama.

Ne do të fitojmë. 

Të dashur miq! 

Kjo është një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, sepse në këtë betejë përballen idealet me krimin, diktatura me demokracinë, ata që e duan integrimin Europian, kundër atyre që duan integrimin e Shqipërisë në rrjetet globale të narkotrafikut.  Përballet shqiptari atdhetar me shqipëfolësin tradhtar dhe aparteid."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco