Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Sa më shumë mandate për shqiptarët e Luginës!

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Sa më shumë mandate për shqiptarët e Luginës!

11:40, 01/12/2023
A+ Aa A-

“Ne si qeveri i kemi mbështetur vazhdimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe është në interesin e shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi  më 17 dhjetor”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin që i kushtohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar t’i ofrojmë mbështetjen tonë.  Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi Kurti.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i shalli në fillim nëntorit zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato  lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd. Me shpalljen e tyre, ai shpërndau Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022.

Zgjedhjet për asambletë lokale do të mbahen në 65 qytete dhe komuna. Edhe këtë radhë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e gjetën dot kompromisin që dilnin me një listë të përbashkët dhe për këtë, Sami Salihut nga koalicioni ANP-LPR fajësoi deputetin aktual Shaip kamberi. Sipas analistëve, uniteti i muneguar mes tyre mund t`i penalizojë sërish shqiptarët atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco