Berisha: Shqiptarët po jetojnë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë! Beteja është pa kthim

Berisha: Shqiptarët po jetojnë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë! Beteja është pa kthim

10:52, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot nga Vlora, ku ai kreu homazhe në nderim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 111-Vjetorit të saj, se sot shqiptarët, kur një e treta e kombit në një hark kohor 8-vjeçar e ka braktisur Shqipërinë, janë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë.

"Ndaj, - theksoi lideri i opozitës, -  dhe kjo është një ditë që duhet t’i bashkojë shqiptarët, të betohen para Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë, se Shqipëria nuk do jetë më e sunduar nga Pashiqi apo vëllai i Vuçiçit siç e quajnë në Kosovë, apo argati i Beogradit, siç e kanë quajtur rëndom në Tiranë, Edi Rama."

I pyetur nga gazetarët nëse Qeveria i kishte dërguar ftesë kryetarit të opozitës së vendit, kreut të partisë më të madhe opozitare, Berisha u përgjigj: "Nuk kisha asnjë ftesë, por edhe po të kisha ftesë, me Pashiqin te varri i Ismail Qemalit nuk do të vija kurrë! ...Si mund të bashkohem bashkë me atë, i cili ndjek po atë linjë të viteve të fillimit të shekullit të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve?! Nuk ka bashkim me të! Ka betejë pa kthim gjer në largimin e tij në Beograd!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco