KAFE SHQETO/ Historiani tregon arsyen e fortë pse Rama po i rikthen simbolet komuniste

10:13, 28/11/2023
A+ Aa A-

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, në vendin tonë, ekziston një përpjekje për rikthimin e simboleve të komunizmit.

Sapo vjen nëntori bëhen gjithmonë të dukshme shfaqjet propagandistike të nostalgjikëve të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Grupe të moshuarish dalin me foton e diktatorit Enver Hoxha dhe me yllin komunist nëpër tabela të stilit të vjetër.

Dhe për të folur për këtë temë ishte i ftuar në KAFE SHQETO, historiani Olsi Jazexhi.

Jazexhiu u shpreh për moderatorin e emisionit Flavio Qarri se 28 nëntori i ka përçarë shqiptarët që në vitin 1912 kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe se Rama nuk ka respekt për publikun shqiptar, prandaj lejon përdorimin e simboleve komuniste. Sipas historianit ai është i interesuar vetëm për ata militantët e tij që shumë nga ata vijnë nga ky backgraund komunist, socialist, enverist të cilët ai i përdor si ushtarë për agjendën e tij të shfrytëzimit të Shqipërisë.  

Moderatori Qarri: Çfarë do të thotë kjo lloj shfaqje, ky lloj revanshi i simboleve komuniste në Shqipërinë e 2023-it?

Jazexhi: Huroshovi thotë se historianët janë armiqtë e revolucionit edhe unë do të luaj pak rolin e armikut këtu me ju.

Qarri: Nuk do të ishte hera e parë që do të ishit armiku.

Jazexhiu: Po unë jam i deklaruar (qesh). 28 nëntori i ka përçarë shqiptarët që në 1912, kur Ismail Qemali shpalli mëvetësinë, Esat Pashë Toptan me armatën shqiptarën që mbronin Shkodrën e shpallën Ismail Qemalin tradhtar, ndërsa Gjykata e Sheriatit e Gjirokastrës e dënoi me vdekje. Pra 28 nëntori i ka ndarë shqiptarët që kur u krijua ky mit i shtetformimit shqitpar dhe deri sot e kësaj dite. Pra shqiptarët historikisht kanë qenë të përçarë.

Qarri: Për simbolet komuniste apo e zgjodhet në mënyrë të ndërgjeshme ta shmangi këtë?

Jazexhiu: Puna është se ashtu sikur sot Rilindja kjo banda e gangsterëve përdorin simbolikën e komunizmit megjithëse për mua ato nuk komunistë janë Sorrosist, janë globalist e tjerë. Kështu ka ndodhur dhe në të kaluarën, çdo regjim është munduar që ti përvetësojë këto mite dhe data kombëtare për qëllime të veta dhe kjo që po bën Rama tani është diçka normale, nuk është hera e parë në histori.

Moderatori Qarri: Një analizë që nuk e fut në ekuacion ndjenën e publikut dhe të popullit, zoti Jazexhiu.

Jazexhiu: Populli historikisht në Shqipëri është trajtuar si bagëti, sundimtarët shqiptarë duke filluar që nga Enver Hoxha e deri tek Rama janë fshehur mbrapa nacionalizmit për të treguar veten e tyre sikur ato janë shpëtimtarët,e para. E dyta Rama nuk ka respekt për publikun shqiptar. Ai është i interesuar vetëm për ata militantët e tij që shumë nga ata vijnë nga ky backgraund komunist, socialist, enverist të cilët ai i përdor si ushtarë për agjendën e tij të shfrytëzimit të Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco