Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Rama-Bollino vodhën pronat publike

17:32, 27/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi një mashtrim publik deklaratën e Edi Ramës për tokat e grabitura me qëllim ndërtimin e medias së Carlo Bollinos. Në daljen për mediat, Berisha akuzoi Ramën se ka miratuar 3 VKM për 7 muaj  me qëllim që Carlo Bollinos të përfitontë këtë tokë të dhuruar për gjimnaz.  Sali Berisha bëri me dije faktin se Jamarbër Malltezi që ka marrë vetëm 8% të pronave të familjes se tij, u burgos politikisht me urdhër të Edi Ramës.  

SYRI TV

Këtë deklaratë të kreut të qeverisë Edi Rama, lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi një mashtrim publik. Berisha publikoi 3 vendimet të Këshillit të Ministrave, që faktojnë vjedhjen që iu është bërë  rreth 5 mijë metra katror tokë në mes të Tiranës. Në daljen për mediat, Berisha akuzoi Ramën se ka miratuar këto  3 VKM për 7 muaj  me qëllim që Karlo Bolino të përfitontë këtë tokë të dhuruar për gjimnaz. 

Berisha bëri me dije faktin se Jamarbër Malltezi që ka marrë vetëm 8% të pronave të familjes se tij, u burgos politikisht me urdhër të Edi Ramës.  

Kreu demokrat denoncoi abuzimet e mazhorancës me koncensionin e sterilizmit, aferë, në të cilën në krye qëndron kreu i qeverisë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco