Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Deklarata e Ramës për thjeshtrën e tij/ Berisha: Eva Xhillari, 2.9 mld lekë para publike

17:27, 27/11/2023
A+ Aa A-

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e ka cilësuar si mashtrim publick deklaratën e Kryeministrit Rama sipas të cilit, vajza e familjes së tij Rea Xhillari, nuk ka përfituar asnjëherë fonde publike.

Berisha publikoi dokumentet që provojnë se kompanitë e lidhura direkt me Rea Xhillarin kanë përfituar 2.9 miliard lekë tendera. 

Lideri i opozitës deklaroi se Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike Komisionin Hetimor sepse e di që i fluturon menjëherë mandati.

Syri Tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar dokumenta të cilat provojnë se kompanitë e lidhura me vajzën e familjes Rama, Rea Xhillari, kanë përfituar 2.9 miliard lekë përmes tenderave publikë.

Berisha i cilësoi mashtrime publike deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në një konferencë shtypi pak ditë më parë u shpreh  se thjeshtra e tij nuk kishte përfituar kurrë fonde publike.

Berisha theksoi se e njejta kompani është përfituese edhe e tenderave në sektorin privat ku rol të dorës së parë ka vetë Kryeministri I vendit Edi Rama.

Akoma më të shumë janë tenderat që ka fituar, gjithmonë fituesja kompania ‘51N4E’, ku kryezhurist është thjeshtri i parë.

Imagjinoni ju tani për të cilin flitet rëndon se merr 20%, por ajo është një punë tjetër, por problemi është se këto konkurse që zhvillohen gjoja për kullat simbol korrupsioni dhe droge, këto i fiton në tërësi kjo kompani.

Kompanitë e tjera nuk ekzistojnë, as shqiptare dhe as të huaja. Kjo do të thotë se kjo kompani dikton dhe lejet e ndërtimit.

Do të thotë se konflikti i interesit për shkak të pranisë së thjeshtrit të parë si kryetar jurie, shtrihet në këtë rast edhe në sektorin privat.

Berisha argumentoi edhe arsyet pse Edi Rama refuzon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, sidomos ate për hetimin e zbatimit të ligjit për konfliktin e interest.

Berisha sfidoi Kryeministrin qe së bashku tu tregojmë shqiptarëve, se sa kanë marrë nga fondet publike familjarët e Sali Berishës dhe familja e Edi Ramës. 

“Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi, deklaroi lideri demokrat Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco