Xhaferri: STERILIZIMI/ GJKKO konfirmoi se SPAK u bë mburojë për Ilir Beqajn!

Xhaferri: STERILIZIMI/ GJKKO konfirmoi se SPAK u bë mburojë për Ilir Beqajn!

11:21, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të GJKKO për, Ilir Beqajn.

Xhaferri është shprehur se SPAK tentoi të kthehej në një mburojë për Beqajn, Edi Ramën dhe korrupsionin e tyre të pa fre edhe në një sektor jetik për vendin siç është shëndetësia.

Reagimi

Zbardhja e vendimit të GJKKO për Ilir Beqajn faktoi edhe njëherë kapjen e SPAK, që tentoi të kthehej në një mburojë për Ilir Beqajn, Edi Ramën dhe korrupsionin e tyre të pa fre edhe në një sektor jetik për vendin siç është shëndetësia.

Në një kohë që prokurorët e SPAK kishin kërkuar detyrim paraqitje për ish Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjyqtari Erion Bani diktoi SPAK se Beqaj nuk duhej hetuar vetëm për shpërdorim detyre.

GJKKO argumentoi se Ilir Beqaj ka konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, vepra për të cilat ligji parashikon dënimin deri në 7 vite burg.

Ish Ministri Ilir Beqaj sipas GJKKo rezulton personi kyç në kryerjen e procedurave  për Sterilizimin dhe se për këto vepra lënia me masë sigurie më të butë se arresti në burg rrezikon prishjen e hetimeve apo largimin nga vendi.

Përballë kësaj panorame gjyqtari Erion Bani është shprehur se ndaj Beqajt duhej masa arrest në burg pasi intensiteti i shkeljeve të Ilir Beqajt është më i madh sesa ai i të akuzuarve të tjerë, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj.

Sipas GJKKO Ilir Beqaj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë.

Ky konstatim i GJKKO është një këmbanë alarmi për drejtësinë e re, pasi jemi koshient se koncensionet në shëndetësi veç korrupsionit kanë kryer dhe gjenocid mbi jetët e shqiptarëve.

Ato para që duhej të kanalizoheshin për të shpëtuar jetë shqiptarësh kanë kaluar te PPP-të korruptive.

Konstatimi i GJKKO për Ilir Beqaj më solli ndërmend të miturin Kristi Maze dhe adoleshentin Floristel Gjata, që kurimi i tyre jashtë shtetit që do t'u shpëtonte jetën u zvarrit për shkak të procedurave burokratike dhe mungesës së parave publike, pasi ato para ishin destinuar për oligarkët e PPP-ve në shëndetësi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco