Masa lehtësuese për Malltezin/ Kaso: Nuk është favorizuese por korrigjim i gabimit të SPAK, e futën në qeli pa asnjë provë

Masa lehtësuese për Malltezin/ Kaso: Nuk është favorizuese por korrigjim i gabimit të SPAK, e futën në qeli pa asnjë provë

22:40, 23/11/2023
A+ Aa A-

“Open” u diskutua për dosjen “Partizani”, akuzat e SPAK ndaj kreut demokrat Sali Berisha dhe lehtësimin e masës ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Ivi Kaso u shpreh se nuk sheh ndonjë favorizim për dy personat nën hetim, që janë Berisha dhe Malltezi.

“Mbrojtja e Berishës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, për shkak të një kallëzimi penal që Berisha ka bërë në SPAK. Se sa të drejtë ka për konfliktin e interesit nuk di ta them. Për sa i përket masave të sigurisë, nuk pashë ndonjë favorizim për dy personat nën hetim, pasi nuk janë zyrtarisht të akuzuar penalisht”, u shpreh Ivi Kaso.

Ndërsa, Enno Bozdo, po ashtu anëtar i kryesisë së PD-së, tha se edhe pse masa ndaj Malltezit duket lehtësuese nuk është e tillë, ndërsa shtoi se ky vendim ishte një korrigjim i verimit arbitrar të SPAK.

“Berishës i merret retorika, por jo thelbi. Thelbi ka qenë respektimi i Kushtetutës. Edhe kjo që duhet si masë lehtësuese, nuk është lehtësisë. Ajo që shihet si lehtësim, favorizim për Malltezin, nuk është gjë tjetër përveç se një korrigjim i veprimit arbitrar të SPAK, zotërinë e futën në qeli pa asnjë provë. Do ishte ndryshe po të ishte vendosur ndjekja në gjendje të lirë.”, u shpreh Bozdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco