Elvana Gjata në përgjimet e ‘SKY’/ Abilekaj: Nuk është detyra e SPAK të bëjë lajm me emrat e artistëve, por të sjellë fakte

21:52, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në ‘Çim Peka Live’ komentoi përfshirjen e emrit të Elvana Gjatës në bisedat mes Erzen Berçanit dhe Ervin Matës.

Abilekaj u shpreh se përdorimi i dosjeve të SPAK për agjenda të caktuara është i pafalshëm, dhe se sipas të dhënave që disponohen deri tani, këngëtarja nuk është e përfshirë.

Gazetari shtoi gjithashtu se nuk është detyra e SPAK të bëjë lajm me emrat e artistëve, por të sjellë fakte.

Përdorimi i dosjeve të SPAK për agjenda të caktuara është i pafalshëm. Qoftë nga prokurorët apo qoftë nga gazetarët, kolegët tanë, të cilët e bëjnë këtë pa u interesuar për rezultatin, për të vërtetën etj etj.

Është skupim dhe secili njeri ka një jetë një reputacion etj etj. Për shembull, kur themi ne se kalon nga llogaria e këngëtares paratë, nuk do thotë që këngëtarja është e implikuar.

Edhe nga ata që nxorën faktet e dosjes, por edhe nga mediat u bë sikur trafiku i drogës në qendër kishte këngëtaren e njohur, por po të lëxosh lajmin, lajmi nuk flet farë për këtë gjë.

Ajo dhe mund të ketë ndodhur, por me ato të dhëna që kemi nuk ka ndodhur.

Nuk dua të mbroj askënd këtu por nga përdorimi dhe shpërdorimi i informacioneve për ta goditur dikë është një gjyq publik që duhet të ndalojë.

Dosja ka dalë në disa media, ne nuk e kemi dosjen e plotë që të gjykojmë mbi fajësinë apo jo të Elvana Gjatës.

Unë po flas për një episod, për atë episod të cilin ka nxjerrë SPAK dhe në të cilin ajo nuk ka të bëjë me trafik droge, por është një borxh që i ofrohet Erzen Berçanit dhe djalit të vet në vështirësi dhe ata e refuzojnë.

SPAK luan me jetët e njerzve në këto mënyra.  'Se duhet kjo, se do bëhet lajm'. Nuk është punë e SPAK të bëjë lajme, dhe me lajme të rreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco