VIDEO/ Murrizi lëshon ’bombën’: Shefi i komisariatit, ndërmjetësim me prokurorin për Tahirin dhe Habilajt

21:38, 23/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar shefin e komisariatit i cili del në përgjimet e dosjes ‘184’ në Dibër, se ka ndërmjetësuar me prokurorin e çështjes, për dosjen e Tahirit dhe Habilajve.

Murrizi u shpreh se prokurori Sali Skuraj, kunati i të cilit del në përgjimet e dosjes ‘184’, së bashku me një prokuror Premçi, kanë pasur dosjen e Habilajve.

‘Te dosja ‘184’ dhe ia çuan Dibrës, ky prokurori Sali Skura, kunati i këtij del te përgjimet e ‘184’ dhe SPAK shpall inkopetencën për zgjedhjet që është kompetenca e tij dhe e çon në Dibër ku është kunati i këtij 5.2-shit. Ky prokurori bashkë me një prokuror Premçi ka pasur dosjen e Habilajve. Dhe kur të zbardhen këto telefonat ‘BQ’ do dali që ky këtu ka bërë ndërmjetësim. Këta të dy kanë pasur dosjen e Habilajve’ u shpreh Murrizi.

Ndërkohë, pak më parë, Murrizi denoncoi Sali Skurrën se disponon tre vila te ‘Liqeni i thatë’ dhe është kunati i prokurorit të SPAK Lad Marës, këtij që nxjerr dosjen që do të bëj lajm.  

Murrizi: Ai prokurori nga ana procedurale bën gabim që zbardh dosjet pa mbaruar hetimet. Që po të kthehemi se çfarë lidhjesh kanë prokurorët, psh. kunati i këtij Lad Marrës është shef komisariati vetë është shok i ngushtë Dedanit, Sali Skura, i prokurorit. Është ai që del në dosjen ‘184’ që thotë e kreva detyrën i frenova votuesit nga Kamza për të mos ardhur të votojnë në Dibër, shefi i komisariatit.

Është ai që ka tre vila këtu te ‘Liqeni i thatë’, ky kunati i këtij, Saliu që ka qënë shef komisariati në Shijak, Kamëz, Kavajë dhe sot është në Librazhd. Është ai që denoncoi PD që shoferi i tij u kap në aksionin ku u kap dhe ‘ujku i Cërrikut’, por që doli, tre vila me rrogë shteti. Ky është kunati i prokurorit të SPAK Lad Marës këtij që nxjerr dosjen që do të bëj lajm se paska kërkuar një kryekomisar votën për Murrizin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco