Doli te dosja e SPAK/ Murrizi: S’përdor telefon ‘BQ’ si shumë në këtë vend! Rama të gjej 200 votat e Gjonit

21:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka hedhur dritë për rrjedhjen e dosjes së SPAK gjatë arrestimit të shefit të krimeve të Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ku ky i fundit është përgjuar duke kërkuar vota për Murrizin.

Murrizi është shprehur i hapur për SPAK duke e ftuar të mari të gjitha tablatet që nga viti 2021, duke pranuar që e ka njohur ish-shefin e krimeve, por që nuk konflikt interesi sepse nuk e ka emëruar ai Gjonin.

Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve të 2021, Murrizi tha se në Kamëz ka marrë vetëm 98 vota, duke aluduar se në këtë mënyrë ose Edi Rama i ka vjedhur votat, ose duhet të gjejë ku janë ato 200 vota që kanë dalë në përgjim.  

‘Nëse Murrizi është pjesë e kujdo lloj grupi, është përdorues i telefonave ‘BQ’ si shumë ‘bq’ të këtij vendi, që do dalin avash avash atëherë e ftoj SPAK’, u shpreh Murrizi.

Murrizi: Nga 2021 e ftoj SPAK të mari të gjitha tablatet e mia, nuk kam folur më me Dedan Gjoni, e njof se është 20 e ca vite në karrier, nuk e kam emëruar unë në punë. Nuk kam qënë në pushtet që të kem konflikt interesi se për hatër që unë i kam bërë një favor e kam futur në punë ai po më kthen votat. Kam detyrime miqësore.

Në gjithë Bashkinë Kamëz mua më kanë lënë 98 vota, PLDSH-ja ka gjithsej 98 vota. Pra as të atij online as të atij që thotë nuk ja jap me të drejtës se ka tradhtuar PD-në, ai tjetri. Tani ose Rama më ka kanë vjedhur votat, duhet të gjejë 200 votat e tij ose këta janë muhabete që...

Te unë kanë ardhur 98 vota, Paskuqan, Kamëz, Babrru, Bathore e me radhë, kaq më ka lënë KQZ-ja e Celibashit.

Megjithatë unë në fushatë nuk lë njeri pa i kërkuar votën, kë njoh e kë nuk njoh, kujt i kam numrin e telefonit, sepse unë nuk kam as lekë ti blej votat, nuk kam as patronazhist, nuk kam qënë as në pushtet që të kem ndarë para publike, nuk kam biznese me vete dhe do ti kërkojë votat kujdo sa kohë që do merrem me politikë, pa i kërkuar as çertifikatë sigurie as duke bërë rolin e hetuesit se me çfarë merret ky që po i kërkon votat Murrizi.

Sa kohë që ky është i lirë dhe është në listë në 3 milionë e 800 mijë votues që ka Shqipëria.

Sot kemi dy kryetarë bashkie që janë në karrige me votat e atyre që janë hetuar janë faktuar që janë fajtorë dhe janë dënuar dhe janë në burg, një i Rrogozhinës dhe ai i Belshit.

Nëse Murrizi është pjesë e kujdo lloj grupi, është përdorues i telefonave ‘BQ’ si shumë ‘bq’ të këtij vendi, që do dalin avash avash atëherë e ftoj SPAK.

Pra nga e gjithë dosja është marrë kjo pjesë që Murrizi...unë do e kisha për nder që jo vetëm Dedani por të gjithë policët të kishin votuar dhe kërkuar vota për Myslim Murrizin shqiptarët do të ishin rehat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco