‘Shqipëria kundër shpopullimit’/ Lëvizja patriotike zhvillon tryezë në Vlorë, interesi i qytetarëve në rritje

19:28, 23/11/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u mbajt tryeza e organizuar nga lëvizja patriotike ‘Shqipëria kundër Shpopullimit’ mbi temën delikate të shpopullimit të trojeve tona, emigracionin masiv dhe popullimin e hapësirave shqiptare me afrikanë, si dëmin që po i bëhet (Lezhës sot, Vlorës dhe Beratit nesër)!

Interesimi për këtë çështje kaq delikate ishte i madh si në rastin e pjesmarrjes dhe në fjalën që morën pjesëmarrësit.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin aktivistë si Arber Kola, i cili mori fjalën i pari duke falenderuar të gjithë mbështetësit, si dhe theksoi se nga 2013 deri në 2023 janë larguar nga vendi 1 milion shqiptarë, “një shifer alarmante për të vënë duart në kokë”, u shpreh ai.

Aulon Kalaja, gazetar dhe mbrojtës i shumë kauzave të cilat përkojnë nga viti 2009 e në vazhdim, vijoi fjalën e tij duke u shprehur kundër vendosjes së emigrantëve afrikanë në Shqipëri.

Gjithashtu avokati Altin Goxhaj, tregoi për censurën që po i behet faktit të shpopullimit të frikshëm të Shqipërisë.

Gazetarja Laureta Petoshati, foli për stimulin kombëtar që mungon tek rinia dhe zbehjen e dashurisë që fëmijët kanë për kombin e cila vjen si pasojë e edukimit.

Gjovalin Progni, ndërmjetës gjyqësor tha se e kishte pritur me shumë kënaqësi ardhjen në Vlorë, si një Vlorë që është gjendur e para ne histori dhe në momentet më decizive të kombit

Alta Hazisi Aluci, pedagoge u shpreh se, si nënë si motër dhe si një vajzë vlonjate për keqardhjen e mënyrës se si ka ardhur jeta të rinjve vlonjat dhe pakësimin e prezencës së tyre në bankat e shkollës që ajo jep mësim . Shpopullimi ka kohë që ka nisur, ka qënë plan, ka qënë projekt, u shpreh ajo.  

Të pranishëm në sallë ishin edhe Sazan Guri, inxhinier, ambientalist, Bislim Ahmetaj profesor, Mariglen Doci, aktivist, Oligert Musta avokat dhe aktivist, si dhe shume figura të tjera të nderuara nga e gjithë Shqipëria .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco