Strazimiri: SPAK nuk e do Sali Berishën në gjyq, dosja u montua që Britania mos hiqte non grata-n

22:58, 22/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Stazimiri i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, u shpreh se SPAK nuk e do Sali Berishën në gjyq, dhe se dosja 'Partizani' u montua që Britania mos hiqte non grata-n.

Janë që të gjitha material të partnereve që SPAK i ka pasur përpara zgjedhjeve, i ka lënë të vazhdojnë dhe pastaj pasi ra pak situata e zgjedhjeve, filloi dalëngadalë t'i fusë në burg për gjëra të tjera, ndërkohë që materialet i ka pasur përpara.

Në cilësinë e anëtarit të shtabit elektoral në qendër të PD, të paktën 35 çështje për aq sa e kam ndjekur unë i ka kthyer mbrapsht, pikërisht të ktyre individëve dhe të bashkëpunimit të tyre me kandidatët apo ministrat e PS. 

SPAK i ka kthyer mbrapsht me të njëjtin tekst “Nuk është çështje që na përket, nuk është çështje që e mbulojmë ne”. 

Kështu, SPAK nuk ka bërë asgjë. Ka një debat në lidhje me pavarësinë dhe efikasitetin e SPAK, është se nuk na paskësh ndodhur kurrë që të futen në burg kaq shumë ministra, kryetar bashkie dhe deri në zevënedës kryeministra dhe ky fakt nga tregoka dhe na qenka edhe dëshmitar i logjikës se SPAK-un nuk e kontrollon Rama.

Atëherë nëse ky na qenka kriteri i pavarësisë së SPAK apo organeve të drejtësisë, atëherë më i pavaruar në 113 vjet shtet shqiptar i bie të jetë Aranit Çela . Ka futur në burg Aranit Çela bashkëpunëtor të Enver Hoxhës etj etj .

SPAK beson siç nuk e beson asnjë shqiptar që gjithçka e ka bërë Arben Ahmetaj dhe gjithë të tjerët nuk dinin gjë.
Askush nuk e beson këtë. 

SPAK është bërë vegël politike për të ndaluar Sali Berishën të dalë jashtë vendit, për të kryer aktivitetin e tij politik, vetëm për ta poshtëruar, për tu paraqitur dy herë në muaj tek BKH. 

Por SPAK, Sali Berishën, vetëm në Gjyq nuk e do. Nëse SPAK donte që Sali Berisha të parqitej në gjyq, kishte kohë të shtunën dhe të dielën, dhe të hënën mund të thoshte “ a e çojmë pak në Kuvend siç e kërkon Sali Berisha’?’ , e çojmë në parlament, ka mazhorancën Sali Berisha që mund ta kthejë mbrapsht dhe të pengojë SPAK-un ta hetojë?! Jo, nuk e ka. 

Socialistët mezi presin ta ngrejnë atë karton dhe t'i çojnë Sali Berishës SPAK-un. Pse nuk e bënë? Vetëm e vetëm se nuk e do Sali Berishën në Gjykatë sepse është një çëshje e montuar keq, është një çështje zhurme që Britania e Madhe të mos i hiqte non grata-n Sali Berishës.

Sepse dosja ndaj tij, nuk kishte asnjë provë!!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco