Rama 'qeras' edhe Dritan Abazoviçin me një Shqiponja e Artë

Rama 'qeras' edhe Dritan Abazoviçin me një Shqiponja e Artë

21:22, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është nderuar ditën e sotme me çmimin “Shqiponja e Artë”. Pas përfshirjes së trajnerit brazilian të kombëtares së futbollit në Samitin e Diasporës, Rama ka shfrytëzuar rastin të qerasë edhe Dritan Abazoviçin me një çmim. Abazoviç njihet si mik i afërt i tij dhe i ka dhënë një dorë edhe gjatë aventurës së Ballkanit të Hapur ku e ndoqi Ramën qorrazi në Samite Ballkanike të Hapura. Mesa duket kryeministri ka shfrytëzuar rastin që Samitin e Diasporës ta kthejë në një spektakël pasi për Diasporën pati mundësi dhe kohë mbi 10 vite për të bërë diçka për ta, jo aq sa pati premtuar në 2013, se është shumë, po shumë më pak se aq, por zgjodhi të mos bëjë asgjë për Diasporën, përveçse ta përdorë për takime spektakli si ky i sotmi.

Në ceremoninë e sotme në Tiranë, të organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.

“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë.

Shqiponja e artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Faleminderit shumë”, tha Abazoviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco