VIDEO-SYRI TV/ Adriana Kalaja kallëzon në SPAK, Olsi Ramën dhe Amant Josifin

15:43, 22/11/2023
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, Amant Josifin dhe Endri Meksin për grup të strukturuar kriminal. Ajo ka deklaruar se disponon prova konfidenciale që ua ka dorëzuar prokurorëve të SPAK, se këta 3 persona kanë mashtruar mijëra qytetarë europianë me vlerë 2.4 miliardë euro dhe se vijojnë akoma të ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Nga SYRI TV

Kryetarja e Komisionit të apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, vëllain e kryeministri Rama, Olsi Ramën, Amant Josifin, ortak i Olsi Ramës dhe ish-këshilltar i Olta Xhaçkës, kur drejtonte ministrinë e Mbrojtjes në atë kohë, si edhe drejtuesin e një media në Shqipëri, Endri Meksin, për grup të strukturuar kriminal.

Në një dalje te SPAK, avokatja Kalaja tha se disponon prova që këta persona, bashkëpunime dhe me vet kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë, kanë mashtruar dhe vijojnë aktivitetin e skemave piramidale te mashtrimit të mijërave qytetarëve europianë dhe shqiptarë.

Gjithashtu ajo ngre akuza për ata edhe për pastrim të parave të pista, nëpërmjet shoqërive tregtare që kanë në pronësi dhe evazion fiskal.

Ajo i bën thirrje SPAK që të hetojë Olsi Ramën, Aman Josifin, dhe Endri Meksin për të gjitha akuzat e ngritura.

Kujtojmë që Amant Josifi i shpallur në kërkim kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle për mashtrim me vlerë rreth 2.4 miliardë euro të mijëra qytetarëve europianë, u ndalua në Dubaj dhe pas një dite u la sërish i lirë.

Pavarësisht se Josifi ka mashtruar mijëra qytetarë përmes call centerave në Shqipëri, ndaj tij nuk pati një urdhër arresti nga autoritet shqiptare dhe vijon të jetë i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco