SYRI TV/ ‘Zoja’ që qan dhimbjet e dikaturës, Progni: Pati një jetë shumë të vështirë

15:13, 22/11/2023
A+ Aa A-

Vuajtjet nën lëkurë nga regjimi diktatorial nuk e mposhtën fuqinë e pashtershme njerëzore të Zojës. Luljeta Progni sjell në dokumentarin e fundit historinë e të ëmës me betejat e herëpashershme. Dokumentari “Zoje” i dedikohet edhe atyre grave që janë përballur me persekutimin e dikaturës komuniste.

Syri tv

Ishte vera e vitit 1989, kur zonjusha e njomë kishte mbaruar shkollën e dëshironte të kryente studimet e larta. Së bashku me të atin kërkonte ndihmë për studime. Asokohe përgjigjja e zyrtarëve qe e prerë: Për vajzën nuk ka bursë! Kur dëgjonte rrëfimin e të shoqit dhe të bijës Zoja mori patericat dhe u nis për në Shkodër, ndonëse nuk ndryshoi dot asgjë. Vuajtjet nënë lëkurë të asaj kohe, të së ëmës e të grave që janë përballur me persekutimin e diktaturës komuniste, Luljeta Progni i sjell përmes një dokumentari drithërues që mban emrin “Zojë”.

Ka qenë e vështirë njohja me dhimbjet e thella që jetonin në asht, bashkë me Zojën e sidomos krijimi i një panorame të qartë denjësisht, ngase rrëfimet qenë të vështira.

Qëllimi i këtij cikli me dokumentarëtë është mbajtja gjallë e kujtesës kolektive përmes dëshmire të patjetërsuara. / GAZ: E.XHEMALAJ, OP: A. MUKA, MONT: O.DEMO/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco