Ish-kryeparlamentarja e Italisë, Boldrini, për marrëveshjen Rama - Meloni: Do të jetë dështimi i radhës!

Ish-kryeparlamentarja e Italisë, Boldrini, për marrëveshjen Rama - Meloni: Do të jetë dështimi i radhës!

12:59, 22/11/2023
A+ Aa A-

(Intervistë me Laura Boldrini, Ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, Parlamenti Italian)

Nga Luca Liverani

‘Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është pjesë e serisë së gjatë dështimesh të qeverisë në fushën e emigracionit’,  për deputeten Laura Boldrini, ish kryetare e Dhomës së Deputetëve, Kryetare e Komisionit të Përhershëm të Dhomës për të Drejtat e Njeriut në Botë.

Marrëveshja mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar Rama, u shpreh zëvendëskryeministri Tajani, tashmë do të sillet në Dhomën e Deputetëve si projektligj i qeverisë.

Teatrim i ministrit të Jashtëm, i cili deri vonë ishte shprehur se nuk duhej të shqyrtohej nga Parlamenti. Nga pikëpamja e ‘ABC’-së së demokracisë dhe ndarjes së pushteteve: nuk është ekzekutivi ai që vendos se çfarë duhet apo jo të diskutohet në Parlament. Ata thanë se do të mjaftonte një rezolutë, sepse kishte traktatin e vitit 1995 mes Italisë dhe Shqipërisë, një marrëveshje për emigracionin shqiptar në Itali, gati 30-vjeçare dhe e vjetëruar. E kemi parasysh pendimin e minutës së fundit, është sukses për opozitën. Por Kushtetuta është e qartë, siç thuhet në nenet 87, për kompetencat e Presidentit dhe nenin 80, ku renditen subjektet e traktateve që i nënshtrohen shqyrtimit nga Dhomat e Parlamentit.

Tajani përmendi Komisioneren Europiane për Punët e Brendshme në mbështetje të korrektësisë ligjore të marrëveshjes.

Ai tregoi vetëm një pjesë të asaj që tha Ylva Johansson, atë në të cilën ajo theksoi se marrëveshja nuk do të shkelte ligjin komunitar, në fakt sepse është jashtë saj dhe në rast se shpëtimet kryhen në det të hapur ku ligji nuk mund të aplikohet.

Por a nuk i konsideron ligji anijet italiane zgjerim të territorit kombëtar?

‘Po, por për qeverinë me sa duket jo. Dhe pastaj, pyes veten: Nëse shpëtimet kryhen në zona të juridiksionit italian apo maltez? Çfarë ndodh? Janë ujëra nën juridiksionin e vendeve europiane. Për Melonin përdoret për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e politikave të emigracionit, për Ramën përdoret për të shfaqur mbështetjen italiane në procesin e anëtarësimit në BE. – tha mes të tjerash deputetja e opozitës italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco