Koka: Operacionet dekonspirohen, bosët e bandave nuk arrestohen

Koka: Operacionet dekonspirohen, bosët e bandave nuk arrestohen

23:14, 21/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka është shprehur se bosët e vërtetë të krimit të organizuar nuk arrestohen.

I ftuar në ‘Now me Erla Mëhillin’, Koka foli për 11 urdhër-arrestet e SPAK të ditës së djeshme.

Koka theksoi se operacionet ndërkombëtare për arrestimin e “kokave” të narkotrafikut, dekonspirohen.

Koka: Ata që janë realisht bosët e bandave, që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare, janë në kërkim. Ka pasur dyshime që operacionet ndërkombëtare përfundojnë në dekonspirim. Praktikisht këta njerëz sot, Euroxhast dhe Europol ka sjellë të gjitha të dhënat ku i kanë pasuritë. Dhe nuk i sekuestohen direkt, por u jepet kohë. Kur vjen puna pë rata që janë bërthama e problemit, ata janë në arrati. Euroxhastit i intereson që ti sekuestrohen pasuritë Ervin Matit. Vendi është kthyer në lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco