'Kontroll i BKH në zyrat e Metës'/ Partia e Lirisë përgënjeshtron lajmin e Carlo Bollino-s: S'ka kontrolle nga BKH në zyrën e Metës

'Kontroll i BKH në zyrat e Metës'/ Partia e Lirisë përgënjeshtron lajmin e Carlo Bollino-s: S'ka kontrolle nga BKH në zyrën e Metës

13:17, 21/11/2023
A+ Aa A-

Mesditën e së martës, media e Carlo Bollinos, Report Tv, raportoi se Agjentët e Byrosë Kombetare të Hetimit, kanë zhvilluar kontrolle në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas medias "Report TV", kontrollet u kryhen në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

Pak minuta pas publikimit të këtij lajmi menjëherë ka ardhur edhe një reagim nga Partia e Lirisë, ku përgënjeshtrohet i gjithë informacioni. Sipas Partisë së Lirisë, në ambientet e kësaj partie sot nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH-së për të bërë kontrolle në zyrën e Metës dhe në seli. 

"Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së", thuhet në reagim. 

Në fillim të muajit nëntor, kontretisht më 8 nëntor, Meta u mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK-ut për aferën CEZ-DIA. Hetimet dhe procedurën nga ana e SPAK-ut, Meta e quajti një telenovelë. 

“Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë vendim në interes të askujt. Kjo është çështje që është gjykuar dy herë në të kaluarën. Diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet. Dëshmitë e rreme janë në modë sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen e saj nga skandalet e jashtëzakonshme. Unë jam këtu në respekt të ligjit, ua thashë, asnjë akt asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përball jush, të gjitha aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzione. Nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi, janë dy gjykime për këtë çështje dhe asgjëkund nuk është përmendur emri im. Do përballemi edhe me ju, edhe me drejtësinë", tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco