Berisha: Millonai bëri një deklaratë skandaloze në gjyq, tha se korrupsioni konsumohet edhe me zbatim ligji!

Berisha: Millonai bëri një deklaratë skandaloze në gjyq, tha se korrupsioni konsumohet edhe me zbatim ligji!

13:07, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp se si e konsideron vendimin e Gjykatës së Posaçme për lehtësimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie për Jamarbër Malltezin, arrestuar nga SPAK për çështjen e Kompleksit Sportiv Partizani. 

Berisha u përgjigj: "Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet, të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga narkodiktatura dhe Edi Rama.

Unë dua t’u informoj  se dje në sallën e gjyqit, famozja për lidhjet obskure me Taulant Ballën, ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin!!!

Nuk ka standard më amoral sesa ky. Dhe është e regjistruar kjo. Kur një njeri i ligjit, deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo kufi midis moralit dhe amoralitetit, midis ndershmërisë dhe vjedhjes, midis zyrtares dhe banditizmit.

Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj apo moral, përveç lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë, siç është Taulant Balla.

Një deklaratë të tillë nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave. Pse?! Sepse diktatura kishte bërë ligje mizore, të egra. Në emër të atyre ligjeve, njerëzit pushkatoheshin, vriteshin. Kurse për Millonain e lidhjeve obskure me Taulant Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjet!!! 

Ka deklaratë më perverse, më të turpshme, më kriminale se kjo?! Nuk kisha dëgjuar kurrë.

Nëse ka një garanci transparenca, një garanci mosabuzimi, një garanci mbrojtja, është zbatimi i ligjit. Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Bego Yaris dhe moralti të tij, shumëzon me zero ligjin.

Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit kjo. Por atë e ka shkruar Edi Rama me larot e tij, ish-oficerin e Sigurimit famëzi të Shtetit, Arben Kraja. I cili qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë dhe mendon se do zgjasë nën sqetullat e Edi Ramës, duke u përdorur si zagar i tij, sepse ligji aktual i prokurorisë nuk lejon që oficerët e sigurimit të jenë në prokurori më. Ligji aktual i prokurorisë.

Arben Kraja ka dalë prej sistemit të drejtësisë për shkak të ligjit të lustracionit nga Sali Berisha. Dhe tani nuk mund të jetë sepse edhe në ligjin e ri, në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nuk mund të jetë.

E kuptoni se këtë që ka shprehur Millonai, i lidhjeve më obskure e një kriminel që është dëshmuar i implikuar në vrasje, Taulant Balla, e shpreh në sallën e gjyqit me guxim, se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit?!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco