Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Xhaferri: Pas krimit të organizuar, mazhoranca përdor Forcat Speciale kundër opozitës!

Xhaferri: Pas krimit të organizuar, mazhoranca përdor Forcat Speciale kundër opozitës!

17:47, 19/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Më një urdhër të paligjshëm, Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka urdhëruar që Garda dhe Forcat Speciale të rrethojnë këtë të hënë Parlamentin, a thua se tempulli i demokracisë është si Vila në Surrel e Edi Ramës.

Parlamenti është shtëpia e ligjvënësve që janë aty nga vota e shqiptarëve dhe një forcë politike që është në pushtet me forcën e krimit të organizuar nuk mund të vendosë kundër opozitës Forcat Speciale.

Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Ky akt i Edi Ramës meriton përçmim dhe duhet dënuar, por të jetë i sigurt se çdo tentativë e tij për të intimiduar opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në bazë të shkallës së agresionit.

Deputetët e opozitës nuk do të jenë vetëm në këtë betejë pari strukturat e forcës sonë politike janë në mbështetje të tyre, ashtu si edhe ata qytetarë të ndershëm që kanë vendosur të përballen me këtë regjim të korruptuar dhe infektuar nga lidhjet me krimin e organizuar.

Rezitenca është arma jonë e vetme, teksa aksioni opozitar do të përshkallëzojë deri në grevë urie dhe mosbindje civile, pasi nuk mund të kemi një opozitë normale në një vend ku pushteti poshtëron shtetin dhe qytetarët e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco