Shefi i FMN-së flet për kanabisin: Aktivitetet e jashtëligjshme po ‘pushtojnë’  ekonominë

Shefi i FMN-së flet për kanabisin: Aktivitetet e jashtëligjshme po ‘pushtojnë’ ekonominë

13:34, 12/05/2017
A+ Aa A-

Shef i përfaqësisë së FMN në Tiranë, Jens Reinke ka deklaruar dje se Shqipëria vazhdon të jetë një vend me ekonomi të madhe informale, ku pjesën më të madhe e zënë aktivitetet e jashtëligjshme përfshi edhe prodhimi i kanabisit.

Ai është pyetur nga Top-Channel se sa është ndikuar rritja ekonomike nga aktivitetet e jashtëligjshme, veçanërisht prodhimi i kanabisit,

“Ne nuk kemi numra por shumë vëzhgues bien dakord, që Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe, e cila përbëhet nga disa aspekte.

Një pjesë mund të jetë thjesht evazion tatimor, por sigurisht ashtu si në çdo vend tjetër ka edhe aktivitet të jashtëligjshëm dhe disa nga partnerët në komunitetin ndërkombëtar thonë se kjo është bërë më e theksuar.

Unë nuk mund të them shumë për pjesën me të vërtetë të jashtëligjshme. Ne të gjithë i lexojmë lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në statistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojmë ato”, ka deklaruar Reinke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali12/05/2017 15:25

(Mos) Pyesni vetem tre personazhet e famshem te familjes "Brambillo". Lu-Vlahutin-Borchardt. Pastaj perqafoni qivirine per Suksese publicitare dhe perpallimin me sukses te krizes imperialisto-revizioniste te opozites. Seriozisht, ky zoteria me kete deklarim verteton me se miri se institucionet nderkombetare diplomatike dhe ato monitoruese ne shqiperi ose po bejne lojra te rrezikshme eksperimentale ose po tallin menderen.

Shaba12/05/2017 14:33

Parate e hashashit po pushtojne jo vetem ekonomine shqiptare, por po pushtojne edhe Parlamentin dhe Komisionin e BE, OSBE edhe Hahn-et, Kmut-et, Kukanet, Vlahutinet, Bochardet dhe Lu-te. Thuaja kete z. Hahn, qe i kerkon popullit shqiptar te votoje qeverine e hashashit dhe t'i bejne mutin lirise dhe demokracise. Kjo eshte rruga e Shqiperise drejt BE?

lapsi12/05/2017 13:48

o z jens po kujt ja thua. mire eshte tja tuash atyre te europes se nuk dine gje fare .. mire eshte qe per dijeni te informohet dhe Vlahutin ,Kadare dhe M...Harito.

Shto koment

Denonco