'Z. Ministër i Jashtëm, ma thua dot shqip për cilin vend do të votojë Shqipëria?'

'Z. Ministër i Jashtëm, ma thua dot shqip për cilin vend do të votojë Shqipëria?'

11:10, 18/11/2023
A+ Aa A-

"Unë nuk e deshifroj dot enigmën e ministrit Igli Hasani, është në një gjuhë të koduar. Në qoftë se dikush do të mund ta bënte këtë do të tregonte aftësi të veçanta."

Nga Tritan Shehu.

E pyes zyrtarisht ministrin e Jashtëm se për cilinn vend pritës voton Shqipëria për EXPO30 -  Italinë, Arabinë Saudite apo Korenë e Jugut, duke i rekomanduar Italinë pasi kjo ministri e kishte njoftuar Italinë se do të votonte për atë.

Por më vonë diçka ka ndryshuar, duke e zhvendosur atë zgjedhje normale nga Europa - në Azi, nga partneriteti me Italinë - drejt Arabisë Saudite!

Por përgjigja e ministrit tonë është një gjëegjëzë, që unë nuk e lexoj dot: “Bazuar në praktikat ndërkombëtare mbi shkëmbimin e mbështetjeve midis vendeve për kandidaturat e paraqitura në kuadër të organizatave ndërkombëtare, Shqipëria do të mbajë qëndrimin tashmë te njohur. Më lejoni të informoj se me të gjithë vendet që kanë paraqitur kandidatura në këto zgjedhje, ka dhe mundësi të tjera mbështetjeje …EXPO30 nuk është e vetmja mundësi”...

Duke e falenderuar ministrin për përgjigjen, pavarësisht gjuhës së panjohur që përdor, do t’i lutem të më dërgoje edhe kodin e deshifrimit për të kuptuar:

1- Për cilin vend konkretisht bëhet fjalë me termin “qëndrim tashmë i njohur”?

2- Kjo ministri, sipas përgjigjes, a e konsideron mbështetjen ndaj vendeve partnere, veçanërisht të veçanta si Italia, si ndarjen e një “torte” ku Sulltani me zemërgjërësi u jep nga një copë, që t’i kënaqë e t’i shërbejnë atij?

Një koncept ky shume primitiv, aspak i përputhshëm me transparencën, parimet, pozicionet e interesat tona, që na lidhin me BE-në e në këtë rast me Italinë.

Sidoqoftë jam në pritje të përkthimit të atij teksti…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco