Vjedhja me çmimin e naftës arrin kulmin!

Vjedhja me çmimin e naftës arrin kulmin!

10:52, 17/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Qytetarët të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria po vidhen në mënyrë mostruoze me çmimin e naftës.

Eshtë skandaloze diferenca e çmimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

[🔵] Në Shqipëri çmimi i naftës është tek 199 lek litri.

[🔵] Në Maqedoni eshte vetëm 130 lek litri ose 77.5 denare, pra 35% më i ulët se sa në Shqipëri.

Dy faktoret kryesorë që ndikojnë në çmimin e naftës në Shqipëri janë kursi i dollarit dhe çmimi në bursa.

[🔴] Kursi i dollarit është në pikiate dhe një dollar shkëmbehet me 95 lekë.

[🔴] Ndërsa çmimi në bursa është në rënie të vazhdueshme.

Brent dhe WTI u tregtuan në nivelin më të ulët që nga 7 korriku, përkatësisht me 76.60 dollarë dhe 72.16 dollarë.

Kjo hajduteri e qindra mijra qytetarëve ka mbështetjen e plotë të qeverisë e cila përfiton në shumë forma nga ky spekullim i hapur sepse mbush buxhetin mbush edhe xhepat.

Çmimi në Maqedoni është pasqyra më e qartë se sa i vjedh qytetarët qeveria në Shqipëri.

[⚫️] Dyshja QEVERI- OLIGARKI po i rrjep dhunshëm shqiptarët ditën për diell.

Qytetarët nuk janë të varfër qytetarët janë të vjedhur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco