KAFE SHQETO/ Takimi në Bruksel, Berisha: Çdo marrëveshja e re po bëhet më e dëmshme për Kosovën

10:30, 17/11/2023
A+ Aa A-

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan të enjten (15 nëntor) një takim në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve paraprake, mes Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, u takua fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas me krynegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e vendit. Sipas mediave, në agjendë të takimeve ka qenë diskutimi për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat tjerë në zbatimin e obligimeve që dalin prej marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për të folur për këtë takim ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, deputeti i PDK-së Hisen Berisha. Berisha u shpreh se takimi i djeshëm ka pasur si qëllim dhënien e instruksioneve përfundimtare dhe se çdo marrëveshje e re, çdo shtesë e re në këtë plan po vjen duke u bërë më e dëmshme për Kosovën.

Berisha: Mendoj se takimi i djeshëm ka pasur si për qëllim dhënien e instruksioneve përfundimtare, apo koordinimin për të filluar implementimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet që ka bërë qeveria e Kosovës qoftë ajo e Brukselit apo dhe aneksin e implementimit të Ohrit. 

Dhe tani nga 14 shtatorit nëse nuk gaboj ka qenë ai plani implementimi i pikave të caktuar pa rënditje dhe normal se diplomatët evropian janë konsistent në programin e vet dhe në atë çfarë ka dakorduar kryeministri, Albin Kurti.

Lëvizjet e kryeministrit Kurtit pastaj  për shkak të presionit të brendshëm nga populli i Kosovës të cilëve ua kanë dhënë votën me premtim që nuk do të ketë Asosacion se Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë gjëra që mund të krijohen dhe ka krijuar një kauz fiktive e cila tani po fillon me dhënë efektet. Qytetarët nuk harrojnë se për këtë e kanë dhënë dhe votën që të mos lejojnë të krijojnë një Asosacion që do rrënonte rendin e saj juridik dhe kushtetues dhe parimin kryesor që është ruajta e karakterit unitar të shtetit.

Në këtë përballje po mundohet që të luajë të njejtën lojë pajtime dhe mos pajtime edhe me BE, mirëpo ata janë konsisten dhe ju po e shihni se po i përballet prapë me detyrime nga Vadisllava, me zotime që kanë marrë me marrëveshjet e Bruskelit të dhjetorit, me planin e 14 shtatorit, nuk heqin dorë nga e drejta që vetë ndërmjetësi evropian përcaktojë se cilat pikat janë me prioritet dhe ndikimet e qeverisë së Kosovës do të jenë të shumta, të papërfillshme dhe ky mund (Kurti) të bëjë kryeneqësi mirëpo çdo kryeneçësi, çdo krijimi i kohës i staquos është vetëm në dëm të Kosovës.

Çdo marrëveshje e re, çdo shtesë e re në këtë plan veç po vjen duke u bërë më e dëmshme për Kosovën, ashtu siç i i ka thënë dhe kryeministri i Shqipërisë për marrëveshjen e Palestinës me Izraelin. Tani mendoj se në këtë takim kanë marrë udhëzimet konkrete se duhet fillojnë me implementimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco